Dasmën në Ferizaj nuk arrin ta ndalë virusi

Pavarësisht numrit rekord të ras teve të reja afër 300 me koronavirus, kosovarët nuk binden asesi dhe vazhdojnë dasmat sikur të mos ketë pandemi dhe vazhdojnë jetën normalisht pas kurrfarë distancimi dhe respektim të masave.

Në një video të dërguar në redaksi nga një lexues shihet se si në një dasëm në Ferizaj, janë dhejtra të ftuar dhe nuk ndalet vallja e muzika duke mos respktuar as edhe një masë të qeverisë.

Numri total i ras teve pozitive në vendin tonë është 7.413 ras te nga 34.720 persona të dys.himtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 ras te të vde.kjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 ras te, kurse numri i ras teve ak tive është 3.201.

Autoritetet rikujtojnë se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.