Daut Haradinaj pas 25 vitesh e viziton shtëpinë e tij të dytë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është takuar sot me djemtë e fshatit Aqarevë.

Në ditën e shtatë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se fshati historik Aqareva ishte vendi që para plot 25 viteve u bë shtëpi e dytë për të.

“Me djemtë e fshatit historik të Aqarevës.

Aqareva ishte vendi që para plot 25 viteve u bë shtëpi e dytë për mua.

Respekt djema e na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj./Kosovarja