Eskalon debati, Vedati e quan Julin komandate të Dubait. Ka eskaluar darka e të nominuarve. Në debat mes Julianës dhe Vedatit, është rikthyer tema e luftës.
Juliana i ka qëndruar deklaratës së mëhershme që Vedati është dashur të luftojë dhe jo të ikë në kampe refugjatësh gjatë luftës.
Në diskutim shumë të nxehtë, Vedati e ka quajtur Julianën “komandate të Dubait” duke iu referuar stilit të shtrenjtë të jetesës që bën.
Juliana është ndjerë e ofenduar nga ky epitet teksa në mbrojtje të saj ka dalë edhe Melisa, ndryshe ka mbetur edhe pak kohe deri ne perfundim te ketij spektakli dhe gara sa po vjen e ngushtohet.