Degjenerim total: “Its My Love” i Kikës me skena bizare +18

Dukuritë më negative në shoqëri, paraqiten përmes promos së “It’s my love”.

Emisioni “It’s my love” po kalon limitet përmes asaj se çfarë i servohet publikut me materialet e tyre.

Krahas videove e fotografive të shumta që kanë qarkulluar në rrjete sociale nga autori i këtij emisioni, tani veprime të ngjashme i shohim edhe në program.

Në promon e radhës të “It’s my love”, teksa prezantohen konkurrentët e rinj, serviren pamje degjeneruese.

Njëra nga konkurrentet i ulet në prehër konkurrentit të ri, teksa fillon ta zvesh dhe e prek, ndërsa po e ndihmonte Kika me të njëjtat veprime.

Më pastaj, vajza në fjalë ulet në prehrin e konkurrentit tjetër dhe fillon të bëjë “twerk”, ndërsa ai i mban duart në të pasmet e saj.

Nga e gjithë kjo situatë, me buzëqeshje në fytyrë shihej autori i emisionit, i cili për publikun po përgatiste material që nuk duhet të shfaqet në televizion kurrsesi.

Në një moment, kur njëri nga konkurrentët gjysmë i zveshur fillon të bëjë pompa, Kika i afrohet duke bërë shaka dhe tenton të ulet mbi të.

Derisa audienca në televizion është e moshave të ndryshme, paraqitja e dukurive të tilla para publikut, sidomos fëmijëve, do duhej të mos lejohej në asnjë mënyrë.

Në anën tjetër, derisa një material i tillë si ky i “It’s my love” paraqitet para fëmijëve, ata nuk kanë mundësi të shohin një program edukativo-arsimor, i cili do ishte në të mirë të tyre, sidomos në kohën kur rastet e ng.acmimeve se.ksuale dhe bu.lizmit janë bërë dukuri shqetësuese në shoqërinë tonë. /Lajmi