Deklarata e Ramës i tërbon mediat serbe

“Deklaratë shokuese nga Edi Rama”.

Këto fjalë me shkonja të mëdha është një pjesë e titujve të disa mediave në Serbi.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë se Kosova dhe Shqipëria do t’i heqin kufijtë mes tyre, mediat serbe kanë ndezur alarmin.

Rama deklaroi sot se Kosova dhe Shqipëria synojnë t’i heqin kufijtë dhe se porti shqiptar i Durrësit së shpejti do të bëhet “de facto i Kosovës”.

“Marrëveshja që së shpejti do ta firmosim për të lehtësuar procedurat doganore mes dy shteteve na çon në destinacion: shëndrrimin e portit të Durrësit në një port defakto të Kosovës”, tha Rama në Pallatin e Kongresit në Tiranë.

Delegacioni i Kosovës u mirëprit në Shqipëri me nderimet më të mëdha, ndërsa aty nuk u përfshin anëtarët e kabinetit qeveritar nga Lista Serbe, Goran Rakiq dhe Dalibor Jevtiq.