Del një tjeter këngëtar nga Përputhën, ja cili është!

Është bërë “rrugë” tashmë që pjesmarrësit e emisionit Për’puthen katapultohen në muzikë.

Melisa, Eri, Luljeta, Lindita , Ana Lleshi dhe disa konkurentë të tjerë e kanë shfrytëzuar famën për të përfituar në muzikë.

Dikujt i ecën dhe dikujt i prejnë hovin që në fillim me kritika dhe komente negative sic ndodhi me Anën, kënga e së cilës mori më shumë dislike sesa like në Youtube.

Fatjon Kuqari, edhe ky një personazh që fitoj një famë të “frikshme” nga emisoni duket se nuk i shpëton “traditës”.

Në një Instastory ai ka hedhur një selfie me këngëtari Gena.

Ai njofton ndjekësit që të pregatiten për “bombë” e Genës duke lënë në dyshim dhe pas fjalëve të këtij të fundit, se Fationi do të jetë pjesë e ndonjë produkti muzikor.