Deliu-Kodra reagon për heqjen e fotografisë së Presidentit Thaçi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas veprimeve të fundit të Kryeparlamentare Vjosa Osmani, e cila hoqi fotogafinë e Presidentit Hashim Thaçi duke e vendosur atë të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Deliu-Kodra vlerëson se Kryeparlamentarja Osmani, qysh në ditën e saj të parë të punës bëri shkelje ligjore.

“Logoja simbolike e presidentit Ibrahim Rugova me flamurin dardan, për të cilën nuk ekziston asnjë vendim, asnjë procesverbal dhe asnjë bazë ligjore që e mbështetë mbajtjen e saj, për hir të respektit dhe madhështisë së Hashim Thaçit, ende figuron në zyrën e tij.