Deputeti i LDK-së: Mandatarin e marrim shpejt, Qeveria nuk kryhet përgjatë kësaj jave

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka theksuar se LDK janë duke pritur veprimin e presidentit.

Ai tha se LDK pret që presidenti t’ia jap përgjegjësinë LDK-së.

“Këtë javë do të merret mandatari, por nuk besoj që brenda javës do të mbyllet formimi i Qeverisë së re”, tha ai në Televizionin Publik.

Selamnaj tha se janë në kontakt edhe me dy partitë- AAK e Nisma për formimin e qeverisë së re.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se nuk kanë “krizë” numrash për formimin e Qeverisë së re, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se është ndjerë i mashtruar nga Lēvizja Vetëvendosje.