Deputeti i LVV-së vesh rrobat me ngjyrat e flamurit italian

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai pati takime me krerë të shtetit, ndërsa iu drejtua me një fjalë rasti edhe deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

E dikush nga deputetët u përkujdes që të respektojë në një formë të veçantë diplomatin italian.

Dimal Basha, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kishte veshur rrobat me tri ngjyrat e flamurit italian.

Pantallonat ngjyrë të gjelbër, këmisha e bardhë dhe kollarja e kuqe, që kishte të veshur deputeti Basha, simbolizojnë flamurin italian.

Paraprakisht diplomati italian ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla në takime te ndara.

Në konferencën e mbajtur në MPJD, ministri italian tha se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë meqë sipas tij nga ky proces shteti i Kosovës vetëm sa do të forcohet ndërkombëtarisht.