Deputeti i VV-së për mocionin: Tentativën për grusht-shtet do ta ndalë dora e popullit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, e ka quajtur grusht shtet inicimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Haziri, në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ata që e kanë inskenuar këtë, do të hanë grusht të fortë nga populli.

Deputeti i VV-së, ka shtuar se kanë kaluar kohëra të vështira, por thotë se kanë forcë të kalojnë kohëra edhe më të vështira.

Postimi i plotë i Hazirit:

Tentativa për grusht shtet nëpërmes mocionit demokratik do të pengohet nga dora e popullit.

Edhe mbas gjithë atyre zhurmave të natës së mbrëmshme nga mllefi i qytetareve guxon ndokush të bënë një çmenduri të tillë në emër të zotërinjve të tyre globalë, do të hanë grusht të fuqishëm nga populli.

Prandaj nëse e keni guximin bëjeni një gjë të tillë.

Vatrat e errëta që përpiqen të mbjellin frikë e panik nuk duhet marrë në konsideratë.

Fundja e dimë se jemi në një luftë shumëfrontale e asimetrike.

Kohëra të vështira kemi kaluar.

Kemi forcë për kohëra edhe më të vështira.

Këtej e tutje mund të shohim çdo lloj poshtërsie.

Por mundësi shumë më e madhe është që posa të mbarojnë zgjedhjet që do vijnë, te shohim një fotografi krejt ndryshe të vendit.

Po ecim me urtësi dhe po presim me durim.

Shtet do të thotë përgatitje dhe drejtim.