Deputeti italian shpërthen në lot: Nuk kemi ku t’i çojmë viktimat

Një deputet i legës së veriut, Daniele Belotti, pak ditë më parë, ndërsa fliste në parlament, nuk mundi ti përmbante lotët.

Çdo ditë, vdesin tetë persona që unë personalisht i njoh, por tani, Bergamo duhet të ringrihet – thotë ai.

Dhe videoja e fjalës së tij, është bërë virale.

Është një moment dramatik për tokën time, po humbasim gjyshërit tanë.

Nuk dimë më ku ti çojmë të vdekurit – thotë deputeti nga Bergamo.

Ndjej shumë trishtim, dhe dhimbje, kur shoh se si po e përballojnë njerëzit e mi, një tragjedi të tillë.

Kush e njeh- shkruajnë mediat italiane, nuk e ka parë kurrë me sy të përlotur.

“Është e vërtetë”, thotë vetë ai, “nuk jam tip që qaj.

Deri më tani më kish ndodhur që të prekesha nga gëzimi, vetëm për rezultatet e Atalantës, përveç çështjeve private, por tani, është diçka krejt tjetër…”Qyteti i Bergamos, është shndërruar në fakt në epiqendër të koronavirusit në Itali.

Pamjet që vinin nga ky qytet, me spitalet e tej ngarkuara dhe me trupat e viktimave që nuk kishin ku të dërgoheshin, kanë tronditur jo pak.

Të prekurit në qytet mendohet se janë nga 17 deri në 23 mijë.

Shiko Videon: