Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
20.9 C
Pristina

Deputetja e VV-së u përfshi në një aksident bashkë me disa familjarë, tregon si e kanë gjendjen

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka qenë e përfshirë në një aksident.

Bashkë me të kanë qenë edhe fëmijët dhe gjyshi.

Por ajo thotë se ajo dhe familjarët e saj janë mirë.

”Familjarë e miq që jeni shqetësua sot nga lajmi i aksidentit, fëmijët, gjyshi dhe unë jemi mirë. Shpëtuam fatbardhësisht.

Ju falënderoj shumë për kujdesin! E paçit shëndetin“, ka shkruar ajo në Facebook.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bedrush Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Shiko postimin:

Të fundit