Web Analytics
BallinaDeputetja nga AAK thotë se Kurti nuk po dëshiron me udhëheq shtetin

Deputetja nga AAK thotë se Kurti nuk po dëshiron me udhëheq shtetin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar Albin Kurti nuk është i gatshëm të qeveris me vendin.

Këto komente, Haxhiu i ka bërë për Gazetën Insajderi duke thënë se pritjet dhe zhgënjimet e qytetarëve janë të mëdha.

“Për mua si deputete, është zhgënjim total.

Me dal para qytetarëve, nuk di çka duhet thënë që po punojmë për qytetarët.

Është krijuar një opionion se çka duhet ne të presim sa ne të mos mirremi vesh, për ta bërë një qeveri.

Nëse pritjet kanë qenë aq të mëdha, atëherë zhgënjimi është shumë i madh.

Është e pakuptueshme, janë duke luajtur me ndjenja të qytetarëve.

Barra i takon fituesit të zgjedhjeve, duhet të jenë transparent me opionin dhe duhet thënë se nuk janë të gatshëm për ta marrë atë përgjegjësi(të qeverisjes)”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka potencuar se Albin Kurti nuk do dëshiron ta merr përgjegjësinë dhe tani, “po luan me këto videot e famshme që sinqerisht, nuk po befasohna”.

Rrjetet Sociale

630,279FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit