Der Spiegel: Kur Thaçi negocionte në Rambuje, Lushtaku e mbante frontin në Drenicë

Në kohën kur po zhvillohej Konferenca e Paqes në Rambuje për gjetjen e një zgjidhjeje politike për statusin kalimtar të Kosovës, revista e njohur gjermane “Der Spiegel” solli një shkrim nga Kosova.

“Kam familjen dhe pesë fëmijë dhe të gjithë do i sakrifikoja për pavarësinë e Kosovës”, thoshte Sami Lushtaku, njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një bisedë me revistën prestigjioze gjermane “Der Spiegel”.

Ai ndodhet rrugës për në front tek fshati Oshlan.

Me njërën dorë ai drejtonte makinën e tij në rrugën e mbuluar me bore, ndërsa në dorën tjetër e mbante armën.

Krismat e topave të ushtrisë serbe e prishin qetësinë.

Nga ana tjetër e malit, nga fshatrat Bukosh dhe Novolan, serbët granatojnë pozicionet e forcave shqiptare.

Sami Lushtaku (37) është komandant i UÇK-së për rajonin e Drenicës.

Ai ka bindjen se Ushtria Çlirimtare e Kosovës së shpejti do të Qeverisë edhe pa ndihmën e NATO-s.

Armatosja e mëtutjeshme po vazhdon, thotë ai.

Armët arrijnë nga Bosnja, Gjermania, madje edhe nga Serbia.

Shtabi i UÇK-së në Oshlan është i vendosur në një shtëpi të braktisur.

Pesë ushtarë të pla.gosur po trajtohen nga një ekip i “Mjekëve pa kufij”.

Asnjë spital shtetëror në Kosovë nuk do t’i garantonte siguri bashkëluftëtarëve të tij, thotë roja.

Ushtari me uniformë të zezë të UÇK-së bënë me dorë nga traktori, i cili përmes një rruge me baltë i afrohet pozicioneve të tyre.

Traktori sjellë bukë dhe katër kanistra me dizel.

“Kështu jetojmë ne këtu prej muajsh – vetëm me ujë dhe bukë”.

Askush nuk e kundërshton Sami Lushtakun kur thotë:

“Është mirë që një herë e përgjithmonë të përfundojmë luftën. Kush mbijeton, le të jetojë në liri.”

Këtë ditë në Kështjellën e Rambujesë do të vendoset se a do të pranohet plani i paqes për Kosovën.

Megjithatë, komandantit të UÇK-së nuk i interesojnë informacionet nga Parisi.

Shtabi i Përgjithshëm e ka ndaluar nënshkrimin e marrëveshjes.

Me mijëra luftëtarë të UÇK-së e kanë dhënë betimin se do të luftojnë deri në çlirimin e plotë të Kosovës.

Vetëm kjo vlen.

Delegacioni shqiptar në Rambuje, me gjithë premtimin për një autonomi të gjerë, këmbëngul në referendum, i cili pas përfundimit të periudhës kalimtare trevjeçare do të garantonte pavarësinë e Kosovës.

Vetëm pas marrëveshjes së mendimit nga popullata dhe UÇK-së në bazë, shqiptarët do të vendosin për planin e paqes.

Në Rambuje është evidente xhelozia ndërmjet mediatorëve nga Franca, Anglia dhe SHBA-ja.

Ndërsa, autorët e konklavës nga Boni nuk luajtën ndonjë rol në Rambuje.

Serbët taktizonin me mençuri dhe shkathtësi, njoftonte shefat e tij në Bon ambasadori gjerman Christian Pauls, duke shtuar se çdo vendim është në duart e Sllobodan Milosheviqit.

Në anën tjetër, delegacioni 16 anëtarësh i shqiptarëve të Kosovës, në mungesë të një miratimi nga vendlindja, mbetej i përçarë.

Udhëheqësi i delegacionit, Hashim Thaçi, 31 vjeçar, nga radhët e UÇK-së, gjatë gjithë kohës ishte tepër i ngarkuar.

Pak para mbarimit të ultimatumit, ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit u takuan me anëtarët e dy delegacioneve, duke u munduar që t’i bindin për të pranuar marrëveshjen.

“Mos e merrni fajin për dështimin e marrëveshjes.

Përpiquni të shfrytëzoni këtë shans historik”, i kishte thënë ministri i Jashtëm, Joschka Fischer, udhëheqësit të delegacionit të shqiptarëve të Kosovës, Hashim Thaçi.