Web Analytics
BallinaDeri në fundjavë mot stabil, të dielën priten reshje shiu

Deri në fundjavë mot stabil, të dielën priten reshje shiu

Sipas Prishtina Weather, deri në fundjavë mot stabil, pa reshje, në mëngjes ngrica.

Në fundjavë më butë, e nga dita e diel priten reshje shiu.

22.01.2020 – Rajoni ynë mbetet nën fusha të presionit të lartë, që kushtëzojnë mot stabil, kryesisht të kthjellët dhe pa të reshura.

Ditën e enjte masa më të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit sjellin përkohësisht mot të ftohtë dhe rënie të lehtë temperaturave maksimale.

Nga dita e premte dhe fundjavë rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të kushtëzojnë mot të butë dhe rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Nga dita e diel, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë nga Italia, që pritet të sjellin mundësi për shi, e në vise malore mbi 1500m borë.

Kushtet meteorologjike ditëve në vijim pritet të jenë më të favorshme, sa i përket qarkullimit ajror, e vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin edhe në vlera mesatare, por kohëpaskohe do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

23.01 – Paradite vransira kalimtare, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Në vise të ulëta vende-vende mundësi për mjegull.

24.01 – Kryesisht me diell.

Në mëngjes ngrica.

Në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet përgjatë ditës.

25.01-26.01 – Të shtunën vransira dhe intervale me diell, e gjatë ditës më butë.

Ditën e diel kryesisht me vransira dhe më butë.

Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.

27.01 – Kryesisht vranët.

Në mëngjes shi, e ditën reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -8C deri -5C, e në fundjavë do të rriten deri në +2C, ndërsa maksimalet në rritje graduale dhe do të luhaten nga 4C deri në 9C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, mirëpo mbetet lartë mbi vlera normale.

Rrjetet Sociale

630,264FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit