Derisa Fifi shpërthu në lot pas largimit të Granitit, Arditi tallej

Monika, Iliri, Sara dhe Graniti ishin të nominuarit e javës dhe një prej tyre u largua këtë mbrëmje. Bëhet fjalë për Granitin, i cili doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Fifi, pasi përgjatë kësaj kohe kishte krijuar një lidhje të ngushtë me modelin.

Ajo shpërtheu në lot si kurrë më parë brenda shtëpisë dhe banorët u munduan ta ngushëllonin, mirëpo, e patë reagimin e Arditit kur doli Graniti dhe Fifi qante?

Ai vetëm qeshi dhe tha se “karma ekziton”!