‘Dëshirojnë të bëjnë famë përmes meje’, Fisnik Syla reagon pas zërave për një lidhje me Ester Bylykun

Fisnik Syla ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus”, ku iu është përgjigjur aludimeve për një lidhje dashurie me moderatoren Ester Bylyku.

Ai i ka hedhur poshtë këto aludime dhe ka shtuar se po e përdorin për të marrë famë prej tij.

“Jo, nuk jam në lidhje me Ester.

Unë nuk e kam karakaterin dhe as moshën , profesionin por edhe kohën që të merrem me ato që dëshirojnë të bëjnë famë përmes meje”, është shprehur Fisniku.