Web Analytics

Detaje të reja nga incidenti: Blero u kap me sigurimin pas ia ngucen të dashurën, dyshohet se i kërcënoi me jetë

Botuar nga: InfoKosova

Sinjali  ka raportuar sot për incidentin në “After Party-n” e Big Borther VIP Kosova 2.

Këngëtari i njohur, Blero i cili ishte pjesë e kastit të këtij formati, është konfrontuar fizikisht me disa nga pjesëtarët e sigurimit të KlanKosovës.

Sinjali ka mësuar detaje të reja të rastit nga persona që ishin prezentë në vendin e ngjarjes dhe demantojnë deklaratën e këngëtatit Blero.

Gjithçka thuhet të ketë ndodhur pasi njëri nga pjesëtarët e sigurimit po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht të dashurën e Bleros, gjë që shkaktoi reagimin e saj.

Sipas sinjalizuesve, e njëjta pas ngacmimit, i është rikthyer me një pije në dorë sigurimit shtatlartë duke ia hedhur në fytyrë dhe aty dyshohet se eskaloi situata.

Krejt incidenti që ndodhi para syve të Bleros e bëri këtë të fundit të reagojë ashpër, ku i mllefosur ka tentuar ta godas pjesëtarin e sigurimit me grusht, por me ndërhyrjen e të pranishmëve i njëjti është larguar për pak sekonda.

Por ai e pësoi vet, kështu duke u goditur së paku dy herë nga punëtori i sigurimit.

Në atë moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, ku janë thyer disa tavolina e pije të ndryshme.

Në përleshje e sipër, një tjetër pjesëtar i sigurimit është involvuar dhe mes turmës ka arritur të depërtojë deri te Blero, duke e goditur të njëjtin po ashtu me grushte.

Pas sulmit në sallën ku ndodheshin, Blero i është drejtuar atyre duke i kërcënuar se do t’i ndjekë penalisht “Keni me e pa. Ka me iu mbytë. Ka me iu qit në gjyq”.

Në këtë moment është ndalur festa nga njëri prej drejtorëve të KlanKosovës dhe të gjithë të pranishmit janë shpërndarë me shpejtësi.

Të gjithë këtë ngjarje, sipas Prive-s, e ka mohuar këngëtari në fjalë duke thënë se është ishte “një ngatërresë e vogël”.

“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale”, raportohet të ketë thënë ai për Prive, duke tentuar që ta fshehë atë që ka ndodhur.

Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje deri më tani./Sinjali/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT