Web Analytics
BallinaSHOWBIZDetaji që na kishte shpëtuar në foton e Messi-t dhe Ronaldo-s

Detaji që na kishte shpëtuar në foton e Messi-t dhe Ronaldo-s

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi thyen internetin me postimin e bërë me foton e tyre për Louis Vuitton.

Megjithatë një detaj duket se na shpëtoi në këtë foto.

Tifozët e shahut kuptuan shpejt se pozicioni i gurëve të shahut nuk ishte caktuar rastësisht, por që imiton një ndeshje të luajtur nga mjeshtrit Magnus Carlsen dhe Hikaru Nakamura në turneun e shahut Norëay Chess në vitin 2017.

Të dy reaguan në Twitter.

Ndeshja e ikonave të shahut rezultoi në një barazim midis tyre, duke i dhënë fund debatit se kush prej tyre ishte më i mirë.

Thënë kjo, vendosja e gurëve hedh poshtë qasjen “Messi apo Ronaldo” për dy nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori.

Messi dhe Ronaldo nuk kanë fituar kurrë një Kupë Bote për ekipet e tyre përkatëse, Argjentinën dhe Portugalinë.

Do të ishte historike sikur të ndesheshin në finalen e këtij turneu, i cili me gjasë do të jetë i fundit për ta.

Shiko foton:

 

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit