Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi thyen internetin me postimin e bere me foton e tyre për Louis Vuitton, megjithatë një detaj duket se na shpëtoi në këtë foto.
Tifozët e shahut kuptuan shpejt se pozicioni i gurëve të shahut nuk ishte caktuar rastësisht, por që imiton një ndeshje të luajtur nga mjeshtrit Magnus Carlsen dhe Hikaru Nakamura në turneun e shahut Norway Chess në vitin 2017.
Ndeshja e ikonave të shahut rezultoi në një barazim midis tyre, duke i dhënë fund debatit se kush prej tyre ishte më i mirë.
Thënë kjo, vendosja e gurëve hedh poshtë qasjen “Messi apo Ronaldo” për dy nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori.
Messi dhe Ronaldo nuk kanë fituar kurrë një Kupë Bote për ekipet e tyre përkatëse, Argjentinën dhe Portugalinë.
Do të ishte historike sikur të ndesheshin në finalen e këtij turneu, i cili me gjasë do të jetë i fundit për ta.
Shiko foton: