Një nënë në  Sheffield, është detyruar që ta lërë punën e saj vetëm për shkak që duhet të shpenzojë katër orë në ditë duke u marrë me vajzën e saj 7 vjeçe për ta dërguar atë në shkollë.

Kjo pasi që ajo ishte refuzuar nga shkolla për fillestarë e cila ishte vetëm 150 metra nga shtëpia ku jeton ndërsa është detyruar që ta dërgojë atë në një shkollë tjetër e cila është më larg se dy kilometra, transmeton InfoKosova.

Nëna e Charlotte Briggs, Lynne, 49 vjeçe , ka thënë se do të bëjë një apel që të vendosë vajzën në një shkollë më të afërt pasi që asaj i duhen katër orë të udhëtojë çdo ditë dhe është detyruar që për këtë shkas ta lërë edhe punën./InfoKosova/