Dhëndri mori mbiemrin e gruas, arsyeja shumë e veçantë

Zakonisht vajzat kur të martohen përveç mbiemrit të tyre u shtohet edhe mbiemri i burrit të tyre.

Por, një burrë amerikan e ka ndryshuar këtë traditë, duke marrë mbiemrin e gruas së tij, dhe të heq të tijin, dhe e gjithë kjo për të ruajtur mbiemrin e bashkëshortes.

Grant, burri ka marrur mbiemrin e gruas së tij Jade, pasiqë ajo e kishte vetëm një motër, dhe nuk kishte as vëlla e as kushërinj me këtë mbiemër.

Grant edhe pse është gjykuar nga shoqëria për këtë vendim, ai thotë se këtë e ka bërë për t’u treguar i drejtë me vajzën që do dhe do të ndajë jetë, dhe kështu edhe fëmijët e tyre të jenë me mbiemrin e nënës.

“Është vendimi im! Njerëz të ndryshëm më kanë paragjykuar por unë këtë e kam bërë për gruan që e dua, dhe asnjëherë s’do të pendohem”, ka thënë Grant