Dhurata Ahmetaj heq dorë nga muzika, tashmë do e shohim në këtë lëmi

Ditë më parë në mediet kosovare ka qarkulluar lajmi se Dhurata Ahmetaj ka hequr dorë nga muzika.

Syri.net Kosova ka kontaktuar me këngëtaren, e cila ka konfirmuar një gjë të tillë, madje, zbuloi edhe arsyen që e ka çuar deri te ky vendim.

“Po, është e vërtetë.

Nuk e kam në plan më që të merrem me muzikë pasi kam plane tjera që do të më mbajnë prapë afër publikut.

Unë jam duke vazhduar që të kem bashkëpunime me një kompani të Amerikës, ‘Revolve’ dhe një tjetër të Anglisë ‘Lounge’ që të bëj marketing për rrobat e tyre dhe vazhdimisht kam kërkesa në këtë aspekt, pasi kam ndikim për marketing dhe kjo gjë po më bën të ndihem mirë” tha ajo.

Po ashtu, Dhurata tha se edhe pse ka vite që merret me muzikë, shkëputjen nga kjo lëmi e ka parë të arsyeshme tani.

“Unë merrem me muzikë prej moshës 16 vjeçare, mirëpo, tani e kom pa te arsyeshme që në moshën që jam të kem prioritete tjera jetësore e të mos këndoj më” shtoi Dhurata.

Duke qenë se është një këngëtare e talentuar, padyshim që Dhurata do t’iu mungojë ndjekësve të saj të shumtë që i ka.

Si do që të jetë, asaj i urojmë shumë suksese në sfidën e re jetësore.