Dhurata Dora bëhet ambasadore e Vullnetit të mirë e SOS fshatrave të fëmijëve në Kosovë

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dhurata Dora, ka marrë pesë në ngjarjen e organizuar në SOS Fshtat nën emrin “Miq Përgjithmonë”.

Si mike e kamotshme e SOS Fshatit, ajo pranoi të bëhet Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të fëmijëve në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja shtoi se është nder dhe privilegj të bëhet zëri i SOS Fshatrave të Fëmijëve.

Gjithashtu theksoi se secili duhet të angazhohet që fëmijët të jenë thjeshtë fëmijë edhe të ndjekin ëndrrat e tyre./Indeksonline/