Dialogu me Serbinë, Kurti kritika për qeveritë e kaluara dhe Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvend për procesin e dialogut me Serbinë.

Kurti ka kritikuar procesin e deritanishëm të dialogut me Serbinë, duke thënë se qasja ka qenë e gabuar, transmeton Telegrafi.

“Pala serbe në vazhdimësi ka mi.nuar përpjekjet e përbashkëta për sukses.

Kjo vërehet të një pjesë e madhe e marrëveshjeve.

Fushata kundër FSK, vr.asja e Oliver Ivanoviqit, arrestimi mbase i orkestruar i Marko Gjurqit, e që u lirua pa asnjë gjobë.

Me të gjitha këto është synuar që të krijohet përshtypja që normalizimi mund të arrihet vetëm përmes ndarjes.

E cila pastaj popullatës iu paketua si shkëmbim territoresh”, ka thënë ai.

Kryeministri ka pohuar se “Mungesa e afateve kohore e ka dëmtuar procesin e dialogut”.

“Ne jemi vend i pavarur, koha që kalon duhet ta ndryshojë realitetin në Serbi e ta pranojnë kr.imet që kanë bërë në Kosovë.

Pse të ngutemi, kur e kemi shpallur pavarësinë, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia”.

Gjithashtu, kryeministri i vendit ka kritikuar Bashkimin Evropain, duke thënë se presioni duhet të jetë mbi Serbinë, e jo mbi Kosovën.

“22 vende të Bashkimit Evropian janë më shumë se 5 shtete që nuk e njohin Kosovën”, tha ai përcjell Telegrafi.

Po ashtu, kryeministri tha se palët në dialog duhet të jenë të barabarta dhe se duhet unitet i brendshëm.

“Unë kam ftuar krerët e opozitës për të diskutuar për dialogun, qasjen tonë e dini, unë po flas se cilat duhet të jenë parimet, Serbia duhet t’i pranojë kr.imet e bëra në Kosovë, duhet ta pranojë pavarësinë, barazia e përfaqësuesve, dhe qytetari si fitues në fund”, deklaroi Kurti.

Tutje ai shtoi le të sillemi ashtu siç jem, nuk i kemi borxh askujt por na kanë borxh shumë çka. /Telegrafi/