“Diçka e madhe po vjen”

Në kohën kur Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së, në opinion po qarkullojnë tre emra të mundshëm për kryetar partie.

E ata janë: Lutfi Haziri, kryetar aktual i Gjilanit, Kujtim Shala, ish-nënkryetar Kuvendi dhe ish- zëvendëskryeministër dhe emri i ish- ministrit Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.Ndonëse asnjëri nga treshja “favorite” për ta zëvendësuar Isa Mustafën ende nuk e kanë deklaruar publikisht ambicien e “madhe”, zyrtarë të LDK-së, të afërt me Hazirin kanë një paralajmërim.

Lul Mustafa, i cili është pjesë e kabinetit Haziri në Gjilan teksa ka postuar në Facebook një foto të Hazirit, ai ka vendosur mbishkrimin “diçka e madhe po vjen”, pa dhënë detaje nëse shefi i tij mund ta marrë drejtimin e partisë.

Ndryshe, Isa Mustafa dje së bashku me Kryesinë ka dhënë dorëheqje, për shkak të rezultatit rë dobët që LDK, ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke dalë vetëm 13%, rezultat ky më i dobëti që nga koha e themelimit të këtij subjekti politik.

Dorëheqja e Mustafës është vlerësuar si e vonuar.

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli për Gazeta Blic ka akuzuar treshen: Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa e Vjosa Osmani për shkatërrimin e partisë dikur më të madhe në vend.