Diellza Kolgeci publikoj imazhe të nxehta nga ballkoni

Diellza Kolgeci ashtu si shumë shqiptarë të tjerë është duke qëndruar e izoluar, për shkak të coronavirusit që tanimë ka kapluar vendin.

Ndërsa është gjatë gjithë kohës në shtëpi, ajo ditën e sotme ka shfrytëzuar motin e mirë për të marrë ca rreze dielli në ballkon.

Bukuroshja ka publikuar një fotografi në rrjetin social, Facebook, teksa shfaqet mjaft atraktive me dukjen e saj natyrale.

“Tani ora 16:19, në deti duke u rrezitur, vitaminë D, ballkoni im i dashur”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Kolgeci shquhet për pamjen dhe akoma vazhdon të ngelet njëra prej artisteve më të bukura në trojet shqiptare.

Diellza momentalisht është duke e shijuar tejet shumë mëmësinë, një nënë mjaft e përkushtuar ndaj vajzës Helenës që e solli në jetë prillin e kaluar.