Dieta ushqimore e Cristiano Ronaldos, do të çuditeni…

Të gjithë mund të jemi kuriozë se çfarë ha Ronaldo që ka atë fizik dhe performancë perfekte pas çdo ndeshjeje.

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i ekipit kombëtar të Juventusit dhe Portugalisë, është një nga lojtarët më të mirë të futbollit në botë.

Ronaldo është tepër i talentuar, një nga sportistët më të aftë, më atletikë në futbollin botëror sot.

Që të mbajë këtë post që ka, ai duhet të qëndrojë i motivuar dhe të ushqehet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të gjithë mund të jemi kuriozë se çfarë ha Ronaldo që ka atë fizik dhe performancë perfekte pas çdo ndeshjeje.

Më poshtë do të mësoni dietën ushqimore të Ronaldos.

Ronaldo nuk e privon veten nga ushqimi i mirë edhe pse është një atlet i klasit botëror.

Duke gjykuar nga kjo foto ai është një fans i mëngjeseve të mëdha me pasta, ushqime të ftohta, djathra evropianë dhe fruta të freskëta, qumësht dhe lëngje.

Duke qenë portugez, Ronaldo ka një shije për frutat dhe lëngjet.

Preferencatn e Ronaldos përfshijnë dardhë, mollë ose lëng ananasi, por ai gjithashtu është shumë i dhënë edhe pas kafesë.

Ronaldo ka një dashuri për peshkun dhe i pëlqen më së shumti peshku shpatë.

Ai e do peshkun aq shumë sa që madje do ta përfshijë edhe në gatimet e veta duke e shoqëruar me feta buke.

Ai pi shumë lëngje.

“Unë qëndroj i hidratuar me një pije sportive që më jep energji për stërvitje dhe ndeshje.

Ka një përzierje të karbohidrateve që forcon qëndrueshmërinë, gjithashtu përmban elektrolite për të ndihmuar me hidratimin dhe vitaminën B12 që lufton lodhjen”, është shprehur Ronaldo.

Në shumë raste, ai preferon shumë ushqime në një pjatë si vezë të ziera, peshk ton dhe domate.

Peshku është i preferuar për të, por gjithashtu shijon edhe një biftek me sallatë.

Pavarësisht se sa dinamike janë aftësitë e tij të futbollit, Ronaldo është akoma njerëzor dhe nuk jeton vetëm me ushqime të shëndetshme.

Çokollata dhe torta janë një ndër të preferuarat e tij.

“Bacalhau à Brás” zakonisht ai e ha në darkë, përzierje e qepës, patateve të skuqura, një grumbull vezësh të fërguara me ullinj dhe majdanoz.

Ronaldo nuk është një tifoz i alkoolit dhe përpiqet gjithmonë që ta shmangë.