Digjet me benzinë “Audi R8” në Vlorë, pronari kishte ardhur me pushime

Një automjet luksoz është djegur me benzinë mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:45 -5 :00.

Automjeti ishte një Audi R8 dhe konsiderohet luksoz pasi çmimi i tij bazë përllogaritet rreth 150 mijë euro.

Ai i përket shtetasit Burim Zyberi i cili thotë se nuk e di cili është shkaku dhe pse e kanë djegur automjetin.

“Unë nga Maqedonia dhe kam ardhur për pushime ka katër ditë.

Ka ndodh kjo.

Automjetin e kanë djegur.

S’kemi dyshime, s’kemi zënka, s’kemi asgjë me askënd.

Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime.

Është shumë keq të ndodhin këto.

Policia po heton dhe kamerat e sigurisë e kanë kapur çfarë kanë ndodhur,” thotë pronari i Makinës.

Pushuesit, të cilët kishin ardhur me automjetin në fjalë, ndodhen prej katër ditësh në Vlorë.

Jane nga Kërçova e Maqedonisë dhe jetojnë në Gjermani.

Për ngjarjen policia ka marrë kamerat e sigurisë dhe po heton për të gjetur autorin, i cili mendohet se e ka djegur qëllimisht./Opinion/