Një shtëpi është djegur sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se nuk ka persona të lënduar dhe se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes.
Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit”, tha Borovci./Express/