Dikur ‘diss-a’ njëra- tjetrës, por Tayna kopjon stilin e flokëve të Rinës

Të gjithë e mbajnë mend ‘luftën’ e dy repereve që nisën me të dalur në skenë.

Një dis njëra e menjëherë reagonte tjetra, kështu edhe filluan të merrnin famë e të rriteshin si emra Rina e Tayna.

Njihen prej femrave të shoëbizit që nuk e durojnë fare njëra-tjetrën, duke u parë si aleate të përbetuara, madje Rina akoma e konsideron veten si mami të repit, edhe pse ky epitet ka filluar ti zbehet.

Ndryshe, reparet shpesh komentohen edhe për pamjen e jashtme të tyre, ku secila në vete kanë stile të ndryshme, paavrësisht stilit të njëjtë të muzikës.

Ajo çfarë po habit kohët e fundit është Tayna, që mbasë sado që nuk e duron ‘rivalen’ e saj, stilin e flokëve nuk e pati problem t’ia kopjoj.

Ka shumë kohë që Rina ishte e parë prej repereve që guxonte të luante me ngjyrën e flokëve, ajo u shfaq me flokë pink që u pëlqye mjaft shumë, e pas saj tani po këtë ngjyrë ka zgjedhur edhe Tayna.

E bëri me qëllim, apo kanë filluar të zbuten raportet?/Kosovarja/