Një 26-vjeçar ka marrë një ftesë për t’u njohur më shumë nga një vajzë e cila dikur e tallte për shkak të peshës.

Por, tashmë që Anthony Bayer ka humbur plot 60kg, si duket vajza ia ka vënë syrin.

Bayer, nga Gold Coast, Australi, dikur peshonte jo pak, por 157kg dhe haste gjithmonë në probleme për të gjetur rroba për të veshur.

Pesha e tij vazhdonte të rritej për shkak të dashurisë së madhe që kishte për ushqimine  shpejtë, gjithsesi ai nuk u sensibilizua nga rreziqet shëndetësore që i kanoseshin, por nga një refuzim.

Një vajzë nga klasa e tij u shtir sikur donte të shkonte me të në mbrëmjen e maturës dhe më pas e refuzoi kur ai u paraqit i veshur me kostum dhe me një limuzinë.

Pas kësaj, i hoqi dorë nga ushqimi i pashëndetshëm dhe filloi të gatuante vetë.

Veç këtyre 26-vjeçari filloi edhe të merrej me aktivitet fizik. Gjithsesi, ‘çmimin’ më të madh Bayer e mori kur vajza që e refuzoi dhe e mashtroi në mbrëmjen e maturës i kërkoi që të dilnin bashkë.

Dhe, si përfundim, pasi u gëzua për kthimin e situatës, Anthony u kujdes që ta refuzonte vajzën.

Shiko Fotot: