Violeta Rexhepagiqi është njëra ndër ish këngëtaret tona e cila i hapi rrugën muzikës moderne, shkruan “InfoKosova”.

Ajo këndoi për vite të tëra këngë shumë të bukura të cilat edhe sot e kësaj dite dëgjohen e pëlqehen shumë.

Viki siç e thërrasin miqtë e saj, sot më nuk merret me muzikë.

Ajo këngës i tha “lamtumirë” shumë vite më parë.

Tani Violeta është një punëtore e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), dhe në këtë medium publik e jep kontributin e saj për artin dhe gazetarinë shqiptare.

Violeta ndryshe njihet edhe si motra e Armend Rexhepagiqit apo kunata e Aida Barakut./InfoKosova/

Shiko Videon: