Ish-futbollisti i Gramozit, Kukësit Bledar Lenka ka pasur rastin të luajë edhe kundër yllit madrilen Cristiano Ronaldo.

Por sot Bledari nuk është më në fushën e futbollit, kjo sepse ai tanimë është berber në Elbasan.

Mund të duket e çuditshme por është vërtetë.

Bledari ka rrëfyer për “panorama sport” arsyen pse vendosi të heq dorë nga futbolli.

Kam luajtur në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, por suksesin më të madh e kam arritur kur u ngjita në Superiore me Gramozin dhe me Kukësin.

Jam aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Real Madrid dhe nuk e harroj, pasi të luash në një ndeshje të atillë të mbushur me yje nuk harrohet asnjëherë.

Por, një moment i thashë “stop” futbollit, pasi nuk luhej me plot strese.

Futbollistët me atë rrogë mbahen, ndërkohë që një herë e merrje, një herë tjetër jo.

Tani jam berber dhe është një punë që e bëj me dëshirë.

Futbollin e kam pasion, por kam një profesion që paguhet më mirë se një futbollist”,- thotë ai.