Dikur mezi siguronte bukën e gojës, këngëtari shqiptar sot realizon klipin në ambientet luksoze të shtëpisë së tij

Labinot Tahiri sot është nga artistët më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.

Falë punës së tij këngëtari sot gëzon edhe të ardhura të mëdha financiare dhe njihet edhe për ndihmën e madhe dhe aktivitetet bamirëse që organizon për njerëzit në nevojë.

Labi ka rrëfyer disa herë në paraqitjet e tij për jetën e vështirë në fëmijërinë e tij dhe punët e rënda që bënte për të ndihmuar familjen, e cila jetonte në kushte të rënda.

Labi në qytetin e tij në Ferizaj ka ndërtuar një shtëpi luksoze, e cila aq e bukur është sa këngëtari ka vendosur që klipin ta realizojë në ambientet e shtëpisë së tij.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të ndarë me fansat në rrjete sociale.

“Sonte në ambientin e shtëpisë sonë dhe të dashamirëve, duke e xhiruar klipin e ri me Valonin, baladë ‘Hajde thuaje kush të ka dashtë më shumë se unë’.

Ju dua, Labi Kosovë e Shqipërisë’, ka shkruar mes tjerash ai.

Ndryshe këngëtari pritet që së shpejti të vijë edhe me një bashkëpunim me këngëtarin Ramadan Krasniqi-Dani./party