Dikur nuk flisnin! Ja çka bëri Dafina për ditëlindjen e Tunës

Tuna dje festoi ditëlindjen dhe ndryshe nga çdo herë tjetër kjo ditë ka kaluar në heshtje për të.

Para disa orësh ajo ndau në rrjete sociale foton e një pjate me tortë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen”, por shumë pak e kuptuan se bëhej fjalë për ditëlindjen e saj.

Po ashtu më vonë, Tuna publikoi një foto me dy djemtë e saj në Instgaram pa asnjë lloj mbishkrimi.

Megjithatë përmes saj ajo lë të kuptohet se këtë vit ndihet më e lumtur se kurrë e përmbushur plotësisht si nënë e dy fëmijëve.

Ndërkohë, urimin e parë publik për ditëlindjen e saj, Tuna e ka marrë nga Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit ka publikuar foton e Tunës me djemtë dhe në kokë i ka vendosur një kurorë ku shkruhet: “Jeta është e mirë”.

Kujtojmë se kohë më parë, për shumë vite më radhë Tuna dhe Dafina janë cilësuar si armike të njëra-tjetrës.

Dy artistet bënë namin në 2010 me super bashkëpunimin e famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses.

Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe më pas dy këngëtaret u tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.