Dikur Prizreni në hall prej arushës, tani një tjetër shfaqet në këtë vend

Në malet e fshatit Greikoc të Suharekës është shfaqur një arushë me dy të vegjlit e saj.

Malet e Sharrit njihen si malet që janë të pasura me florë dhe faunë, e gjithashtu këto male janë edhe terren i mirë për ngjitje alpiniste, sporte dhe për rekreacion.

Këto male përfshijnë edhe fshatin Greikoc të Suharekës, ku malet në këtë zonë janë shumë të frekuentuara nga qytetarë të shumtë.

Një lexues i Metros ka dërguar disa fotografi, ku në malet e Greikocit është parë një arushë me dy të vegjlit e saj.