Diplomatja amerikane Karen Donfried viziton sot Kosovën

Ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried do të nis sot vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e saj do të nis me Kosovën, ku pastaj do të vizitoj Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Donfried, vizita e së cilës vjen pas asaj të tre senatorëve amerikanë ditë më herët, pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Donfried nga 25 deri më 29 prill do të qëndrojë për vizitë në Ballkanin Perëndimor.

“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/