Disa ditë pas martesës reperi shqiptar do të bëhet baba?

Reperi i njohur shqiptar Semi ose ndryshe i njohur me emrin S4MM, i ka dhënë fund beqarisë para pak ditësh në një dasmë shumë modeste midis miqve dhe familjarëve.

Një vit më parë është konfirmuar lidhja e tij me një vajzë të quajtur Filis Ismaili, kështu u publikuan edhe disa foto nga fejesa e tyre.

Në fillim të muajit tetor si duket çifti kanë dashur të qojnë në një stad tjetër lidhjen e tyre, S4MM dhe Filis i thanë “Po” njëri-tjetrit duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni që u përpoqën ta mbanin larg syrit të mediave.

Megjithatë reperi sot ka publikuar fotot e parë me partneren nga dasma, por diçka që ra në sy në këto foto ishte barku i rrumbullakosur i vajzës.

Kaq është dashur që fansat të konstatojnë që ata mund të presin një fëmijë, çifti nuk e ka deklaruar një gjë të tillë akoma, kështu që deri atëherë neve na duhet të presim.