Disa nga humoristët kosovar mblidhen në një shtëpi e vishen si gra

Në këtë vend me paragjykime të forta dhe mjaftë homofob, njohim një mori aktorësh që me shumë qejf transformohen dhe luajnë role femrash.

Portretizimi i gjinisë së kundërt, ka rezultuar formulë suksesi për shumë aktor, të cilët kanë arritur kulmin në karrierë, pikërisht me personazhe të gjinisë së kundërt.

Aktori i humorit Sevdai Radogoshi ndër të parët ka nisur të shndërrohet si femër në skeçe humoristike, ndërkohë që rrugën e tij e kanë vazhduar edhe Vedat Osmani, Osman Azemi, e shumë të tjerë.

Se numri i aktorëve që vishen si femra nuk është i vogël, e dëshmon edhe kjo foto, ku ata janë të mbledhur në një vend.