Web Analytics
BallinaSHOWBIZDitëlindja e Nexhmije Pagarushës

Ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

E cilësuar si mbretëreshë e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës ndërsa ndërroi jetë më 7 shkurt të vitit 2020.

Nexhmije Pagarusha, që njihet si ikona e muzikës shqiptare, la pas një karrierë të bujshme, kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, “Bilbili i Kosovës”, “Mbretëresha e këngës shqipe”, “Primadona e melosit popullor”, e shumë të tjera.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon, eshtë e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekst shkruesi Rifat Kukaj, ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha mbylli sytë përgjithmonë në moshën 86-vjeçare.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit