Dj Dagz që hyri në “BBV” është në lidhje me këtë moderatore nga Kosova

Mbrëmë shtëpisë së Big Brother VIP  i janë shtuar edhe dy konkurrentë të rinjë, por të cilët në lojë do të jenë 2 në 1.

Fjala është për Dj PM dhe Dj Dagz, të dy Dj dhe performues të njohur nga nga Prishtina, shkruan “Kosovarja”.

Djemtë menjëherë morrën vëmendjen e banorëve aktual, të cilët i mirëpriten dhe i bënë pjesë të grupit, teksa Dj PM direkt nisi një flirt me Saren, Dj Dagz po rri i rezervuar dhe kjo për faktin se ai ka një lidhje jashtë.

Dj i njohur kosovar prej kohësh është i lidhur me moderatoren simpatike të KTV-së, Ariana Berisha.