Web Analytics
BallinaSHOWBIZDj i njohur i kërkon falje publike Mozzikut

Dj i njohur i kërkon falje publike Mozzikut

Para disa vitesh Dj i njohur shqiptar Sardi kishte bërë një deklaratë lidhur me rep-artistin Mozzik.

Ai për emisionin ”Pushime on Top”, ishte shprehur se nuk do t’i luaj kurrë këngët e Mozzikut.

“Nuk do ta luaj kurrë edhe pse ma kërkojnë njerëzit, sidomos këngët e albumit të tij të fundit, Mozart”, kishte thënë ai.

Ndërsa së fundmi në një emision Dj i kërkoi falje artistit për deklaratën e dhënë.

“Në kohën kur jam pyetur realisht nuk ka pasur një këngë të Mozzikut që mua nuk më hynte në setin tim në lokal por më mbrapa ka bërë një këngë shumë më të bukur edhe të tjerët në vazhdimësi që mua më kanë ndihmuar për setin tim dhe që i kam vendosur.

Nuk ka qenë se unë s’do luaj kurrë Mozzikut por që deri në atë moment këngët e tij mua nuk më përshtateshin me setin tim.

Nuk është se mua së nuk më pëlqenin, kështu se gjithsesi të kërkoj falje sepse Mozzik është njëri nga artistet me të mirë dhe tekste shkruesit më të mirë që ka Kosova”, deklaroi ai.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit