DJ PM feston ditëlindjen, Sarah bën postimin e ëmbël për të

Sot është një ditë e veçantë për DJ PM.

Pajtim Krasniqi, i njohur me emrin artistik DJ PM, sot feston ditëlindjen.

Mes shumë urimeve, patjetër që nuk mungon edhe ai i të dashurës, Sarës.

“Faleminderit qe je pjesë e jetës time, Gëzuar ditëlindjen” ka shkruar Sarah në Instagramin e saj, duke ndarë një video të ëmbël të PM teksa e puthë atë në faqe.

Çifti është lidhur gjatë qëndrimit të tyre në reality-show “Big Brother Albania VIP”.

Ata kanë vazhduar lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.