Web Analytics
BallinaSHOWBIZDj Sardi flet për herë të parë si baba dhe tregon historinë...

Dj Sardi flet për herë të parë si baba dhe tregon historinë e veçantë të emrit të djalit

Në një intervistë Dj Sardi foli për faktin që është bërë baba, ai u pyet nëse është tëhequr pak nga jeta e natës tani që është baba i një djali por mesa duket ky fakt e ka frymëzuar edhe më shumë të ndjekë karrierën në muzikë me mbështetjen e partneres së tij, Jonisës.

“Të qënurit baba nuk më ka penguar të tërhiqem nga jeta e natës pasi është mami i Zais, Jonisa që më mbështet dhe ka marrë sakrificën të kujdeset për të gjatë kohës që unë punoj. E falenderoj shumë sepse më ka shtyrë më shumë në rrugëtimin tim me suportin e saj që të jem pjesë e koncerteve apo eventeve të rëndësishëm sa i përket karrierës sime”

Për herë të parë ai tregoi pse zgjodhën emrin Zais Denzel për djalin:

“Kishim disa emra në fakt por Zais na e sygjeroi shoqja e ngushtë e mamasë dhe Denzel e zgjodhi Alesio i cili donte të ishte edhe “nuni” i tij. Na pëlqenin të dy dhe nuk i ndanim dot, kështuqë zgjodhëm ti mbante të dy. Ai mund të zgjedhi kë të dojë pastaj. Njërin mund ta mbajë si emër artistik. Zais po më pa mua nuk do të shkojë tek askush tjetër, kemi një lidhje shumë speciale”.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit