Djali i Adem Mikullovcit: E falënderoj Kosovën për respektin që ta dha ty babë

Djali i Adem Mikullovcit, aktorit që vdiq sot, nëpërmjet një postimi prekës ka falënderuar kosovarët për respektin e treguar për babanë e tij të ndjerë.

Besnik Mikullovci flet për lidhjen që kishin me njëri-tjetrin babë e bir dhe shprehet krenar për respektin që fitoi te njerëzit babai i tij.

“Une Veq dashta me ju faliminderu ni Kosove per respektin Qe e Kan dhon sot per ty baba jeme e ket respekt osht shum fshtir me bo and u did it.”, shkruan ai në Facebook.