Djali i Arbana Osmanit shtrohet në spital, moderatorja bën dedikimin prekës

Sot të gjithë fëmijët gëzojnë festën e tyre, 1 Qershorin, më shumë sesa çdo ditë tjetër, ata kërkojnë vëmendjen e prindërve, shkruan GazetaBlic.

Në këtë festë moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, ka uruar djalin e saj me një foto nga spitali.

Ajo bëri me dije se Joni është operuar nga bajamet dhe emocionoi të gjithë me shkrimin:

Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet, mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre, Zoti ju dhëntë forcë e durim Gëzuar 1 qershorin ./Blic/