Djali i Cristiano Ronaldos hap Instagram, arrin shifër marramendëse të ndjekësve brenda 24 orëve

Djali i madh i futbollistit të Juventusit, Cristiano Ronaldo ka grumbulluar pothuajse 900,000 ndjekës në Instagram në më pak se 24 orë pasi hap për herë të parë një llogari në këtë rrjet social.

Cristiano Ronaldo Jr, nëntë vjeç, prezantoj veten përmes një video në katër gjuhë, duke dëshmuar se ai tashmë është një gjuhëtar i aftë në anglisht, spanjisht, portugalisht dhe italisht.

Përshëndetje djema. Kjo është llogaria ime e re. Shpresoj të kënaqemi. Kujdesuni për vetën”, përpara se të fliste pa probleme në tre gjuhët e tjera.

Vogëlushi i Ronaldos ka ndarë edhe dy postime të tjera së bashku me videon e tij prezantuese, teksa ka pozuar në Javën e Modës në Milano me partnerin e futbollistit Georgina Rodríguez, dhe ka ndarë një tjetër foto me familjen e tij.

Pasi ndau videon e tij të parë, Cristiano ishte i pari t’i tregonte mbështetjen e tij për djalin duke i komentuar me një ‘emoji’ puthje.

Edhe pse Cristiano Jr ka mbledhur një numër të madh ndjekësish ai ka ndjekur vetëm pesë llogari, duke përfshirë babanë e tij, Georgina, klubin e futbollit Juventus, futbollistin Miguel Paixão dhe këngëtaren María Dolores./Indeksonline/