Djali i Fatmir Limajt tregon se a do të jetë ministër në Qeverinë Hoti

Djali i Fatmir Limajt, Durim Limaj ka mohuar se do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti.

Ai ka thënë se përmendja e tij si ,inistër është propagandë.

“Jo, nuk është e vërtetë.

Ajo çka po thuhet është dezinformatë”, ka thënë Durim Limaj.

Disa portale kanë përmendur sot se Durim Limaj do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti bashkë me Mevludin Krasniqin dhe Skender Reçicën nga NISMA.

Qeveria Hoti pritet të votohet javën e ardhshme pasi Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i dha të drejtë Presidentit për rastin e drkretimit të Avdullah Hotit për Shef të Qeverisë.

Qeveria e re prite të formohet nga LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet ndërsa PDK dhe VV do të mbesin në opozitë.