Web Analytics
BallinaSHOWBIZDjali i Jozefina Topallit surprizon në mes të programit Cindy Marinën, ja...

Djali i Jozefina Topallit surprizon në mes të programit Cindy Marinën, ja si reagoi ish-missi

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli më shumë se 1 viti janë në një romancë.

Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private, por së fundmi Genari ishte spekatori special që ndoqi performancën e modeles në “Dance Albania”.

Momenti nuk i ka shpëtuar moderatores Alketa Vejsiu, e cila pyeti Cindy Marinën se çfarë emocioni provon në një situatë të tillë.

“Po, është një emocion patjetër, ai erdhi për herë të parë në fakt javën e kaluar dhe kisha emocione sepse po e mendoja, isha edhe bashkë me babin.

Mendoj që kur filloj të kërcej, nuk mendoj gjë tjetër, por gjithsesi me të vërtetë ishte një natë e bukur ai më pa këtu live, ai e di sa shumë punojmë dhe nuk e di, u ndjeva shumë mire”– u shpreh modelja.

Ndryshe nga partneri i Cindy-t, Ermal Mamaqi tha se nuk është dakord, madje kjo është arsyeja pse bashkëshortja e tij, Amarda Toska, nuk kërcen më.

“Në qoftë se do të isha i dashuri i Cindy-t, nuk do isha shumë i lumtur me këtë Dionin i zveshur në këtë formë, duke e parë kështu dhe ndoshta kjo është një nga arsyet pse gruaja ime nuk kërcen më.

Ç’farë është ai trup perfekt që ke? I them Dionit”- tha anëtari i jurisë së “Dance Albania.”

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit